Pfizeri: Vaksina është efektive edhe pas gjashtë muajve

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Kompania që ka prodhuar një nga vaksinat anti-COVID, Pfizer, ka thënë se vaksina e saj vazhdon të jetë efektive kundër COVID-19 edhe pas gjashtë muajve.

Pfizer dhe partneri i saj gjerman, BioNTech, njoftuan rezultatet e azhurnuara të enjten nga studimi i tyre i vazhdueshëm për më shumë se 44 mijë vullnetarë.

Kompanitë kanë thënë se vaksina ishte 91% efektive kundër sëmundjeve simptomatike dhe ishte edhe më mbrojtëse në parandalimin e sëmundjeve të rënda.

Nuk kishte shqetësime serioze edhe për personat e paktë që janë infektuar edhe pas marrjes së vaksinës, dhe vaksina gjithashtu po funksionon kundër variantit të zbuluar në Afrikën e Jugut, kanë thënë kompanitë.

Vaksina është e autorizuar për personat mbi moshën 16-vjeçare.

Këtë javë, kompanitë kanë thënë se vaksina është e sigurt dhe fuqimisht mbrojtëse tek fëmijët e moshës 12 vjeç, bazuar në një studim të 2.260 vullnetarëve amerikanë.

Të ngjashme