Kur përmendet një televizor i mençur me rezolucion prej 4K, e paramendoni se ai mund të jetë i shtrenjtë. Për këtë aspekt, kompania e njohur Philips ka gjetur një zgjidhje duke lansuar një televizor të ri të mençur me çmim të përballueshëm.
Philips tani ka lansuar dy seri të reja të cilat ofrojnë televizorë të mençur me madhësi të ndryshme, duke filluar nga 43-inç e deri në 75-inç, por modeli më i lirë do të fillojë me çmim prej 350 dollarë, transmeton Koha.net. Ky është një çmim shumë i ulët kur merret parasysh se modeli bazë do vijë me rezolucion prej 4K dhe se do të punojë me platformën e Googlet – Android për televizorë me mbështetje për Google Assistant.
Televizorët Android nënkupton se përdoruesit mund të presin që të kenë më shumë aplikacione për dallim nga sistemet operative specifike të prodhuesve në të cilat shumëllojshmëria e aplikacioneve mund të mos jetë aq e madhe, shkruan ubergizmo.
Modelet e reja të Philipsit, po ashtu, pritet të vijnë me lidhjen Bluetooth të vendosur afër mikrofonëve dhe në këtë mënyrë përdoruesit do të kenë mundësi që të aktivizojnë asistentin digjital të Googlet (Google Assistant), e cila po ashtu nënkupton se mund ta përdorni atë për të bërë gjëra që ju mund t’i prisni nga Google Home.
Gjithashtu, televizorët e rinj të Philipsit vijnë edhe me Chromecastin e integruar, ku përdoruesit në këtë mënyrë do të kenë mundësi që atë çfarë shikojnë në smartfonin e tyre ta transmetojnë edhe në televizor.