David Phillips, ekspert amerikan i politikës së jashtme, ka theksuar se presidenti rus e sheh Kosovën si një projekt amerikan dhe destabilizimi i vendit është mënyra e Putinit për t’u marrë përsëri me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërhyrjen e NATO-s.
Sipas tij, ndarja është pjesë e planit strategjik të Putinit për të minuar ndikimin perëndimor në Kosovë dhe për të zgjeruar ndikimin e egër të shtetit të tij duke e forcuar Serbinë.
Presidentët Hashim Thaçi dhe Vladimir Putin u pajtuan shumë mirë gjatë takimit që zhvilluan në Paris, por ne nuk duhet të mashtrohemi sepse Rusia nuk është mike e Kosovës e as e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kështu ka theksuar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” David Phillips, ekspert amerikan i politikës së jashtme.
Ish-këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit vlerëson se presidenti rus e sheh Kosovën si një projekt amerikan dhe destabilizimi i vendit është mënyra e Putinit për t’u marrë përsëri me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërhyrjen e NATO-s, për koordinimin e njohjes ndërkombëtare të shtetit më të ri në Evropë dhe për margjinalizimin e Rusisë në skenën botërore.
Sipas tij, ndarja është pjesë e planit strategjik të Putinit për të minuar ndikimin perëndimor në Kosovë dhe për të zgjeruar ndikimin e egër të Rusisë, duke e forcuar Serbinë.
“A do të garantojë Putin që Rusia do të heqë veton e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për anëtarësimin e Kosovës? A mund ta bindë Kinën? Unë jam skeptik”, thotë mes tjerash Phillips.
Eksperti amerikan i politikës së jashtme gjatë kësaj interviste për “Zërin” po ashtu ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj për çështjen e kufijve në shtator të këtij viti i ka shkruar letër këshilltarit të sigurisë kombëtare në SHBA, John Bolton, përderisa nga një kopje të kësaj letre u është dërguar sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo dhe sekretarit të Mbrojtjes James Mattis.
“Letra e Haradinajt i komunikoi pikëpamjet e tij mbi përpjekjet e rrezikshme dhe destruktive nga disa elementë të Kosovës dhe të Serbisë për të hyrë në një lloj shkëmbim territori. Aq sa di unë, Bolton nuk u përgjigj në këtë letër. Për më tepër, SHBA-ja nuk ka arritur të shprehë qartë qëndrimin e saj mbi ndarjen. Ndarja mund të nxiste një fazë të re të konfliktit etnik në Kosovë dhe në rajon, duke destabilizuar shtetet e brishta multietnike”, ka potencuar Phillips.
Phillips ka folur edhe për vizitën e fundit në Serbi dhe në Kosovë të zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit Matthew A. Palmer, e cila vizitë, sipas tij, më shumë krijoi konfuzion sesa qartësi.
“Palmer gjatë kësaj vizite shfuqizoi rolin udhëheqës të Amerikës. Ai këmbënguli se SHBA-ja nuk ishte ‘një palë negociuese’ për detajet e normalizimit në mes të Serbisë dhe të Kosovës”
Të NgjajshmeShenjat që tregojnë se partneri juaj po ju tradhton në rrjetet sociale Vazhdon kriza e Golden State, humbja e tretë radhazi Tërmeti herët në mëngjes ka shkaktuar shqetësim te qytetarët në Shkup, Vallandov, Ohër, Shtip dhe Pehçevë Ish-Missi shqiptar pranon ndërhyrjet kirurgjike: Shyqyr që na kanë ardhë këto kohë Tërmet në Maqedoni Katër gjigantët e Evropës pas Alexis Sanchez