Phoenix Suns fton në ndeshje 6-vjeçarin që mbeti i vetmuar në kremten e ditëlindjes

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e NBA-së, Phoenix Suns ka ftuar djaloshin 6-vjeçar Teddy Mazzini që të përcjell ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër LA Lakersit.

Djaloshi nga Tucsoni bëri bujë në internet, pasi kishte mbetur i vetmuar në festën e ditëlindjes së vet, raporton “Koha Ditore”. Asnjë nga shokët e klasës së tij nuk kishte ardhur në festën që familja ia kishte organizuar në një piceri.

Nëna e tij postoi foton e Teddyt të vetmuar dhe e postoi në rrjetet sociale, ndërsa djaloshi ka marrë urime dhe dhurata nga persona të ndryshëm. Një dhuratë ia ka bërë edhe skuadra e NBA-s, Phoenix Suns.

“Phoenix Suns ka ftuar Teddyn për ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër Lakersit”, është njoftuar nga “ABC Arizona”.

Phoenix do t’i ofroj 6-vjeçarit tretman VIP.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme