Dragan Bender shënoi 17-të nga 20 pikët në total në pjesën e dytë, i riu Josh Jackson pati dyshifror të dyfishtë për herë të parë në karrierë me 17 pikë e 10-të kërcime, dhe rezervistët i ndihmuan skuadrës Phoenix Suns të fitojë përballë Oklahoma City Thundër, 114:100, raporton KTV.
Nga ana tjetër, Russell Westbrook e realizoi triple-doublein e 14-të të sezonit dhe të dytin rresht me 26 pikë, 11 asistime dhe 10-të kërcime, por OKC nuk arriti ta marrë avantazhin në këtë përballje pas çerekut të parë.
Kështu, Phoenixi e mposhtë skuadrën e Oklahomas për herë të tretë rresht në shtëpi.