Trajneri i Milanit, Cesare Prandelli, beson se i kërkuari nga Milan, Krzysztof Piatek, është sulmuesi më i kompletuar me të cilin ka punuar.
Milan janë pranë finalizimit të marrëveshjes me Genoan për transferimin e 23 vjeçarit Pitak në ‘San Siro’, për një shumë që besohet të jetë rreth 35 milionë euro.
“Piatek është një lloj lotari që më parë nuk e kisha në skuadrat e mia. Ai ka të gjitha karakteristikat e nevojshme dhe është sulmuesi më i kompletuar me të cilin kam punuar”, ka deklaruar Prandelli, përcjell ‘lajmi.net’.
“Unë kam stërvitur disa sulmues shumë të mirë që mund të shënojnë gola, por ai është i kompletuar”.
“Mendoj se Piatek është një nga sulmuesit më të mirë në Evropë. Unë e shoh atë duke luajtur për Real Madridin, Barcelonën apo Milanin”.