Sulmuesi i Milanit, Krzysztof Piatek ka refuzuar të flasë për të ardhmen e tij, megjithatë shpreson që të luajë në Ligën e Kampionëve.
Polaku i dha fund pesë ndeshjeve pa gol, kur shënoi të dielën në fitoren prej 2 me 0 ndaj Frosinones për t’i rritur shpresat e Milanit që të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net.
“Ndihem më mirë, kam shënuar dhe jam i lumtur pasi edhe fituam. Ajo ishte më e rëndësishmja. Besojmë në një kualifikim në Ligën e Kampionëve. Nuk po mendoj për të ardhmen time tani, jam i fokusuar për ndeshjen e radhës. Shpresoj që të luaj në Ligën e Kampionëve, në këtë mënyrë gjithçka do të ishte perfekte”, u shpreh ai për Sky Sport Italia.