Kjo periudhë e vitit shpesh sjell gripe dhe molisje, konkretisht humbjen e energjisë së trupit, kështu që kjo pije do t’ua kthej forcën.
Ërbërja e kësaj pije është e pasur, ndërsa mënyra e përgatitjes është shumë e lehtë. Sekreti i saj është xhenxhefili i cili e përspejton luftën e ftohjes dhe gripit, e largon dhimbjen e muskujve të shkaktuara nga ushtrimet, në fakt e përmirëson të gjithë gjendjen e trupit.
Përbërësit e nevojshëm:
200 ml qumësht bajame
gjysmë banana
gjysmë dardhë
200 ml jogurtë
1 lugë xhenxhefil të freskët të grirë
1 lugë ekstrak vanilje
Mënyra e përgatitjes:
Të gjithë përbërësit fusni në blender dhe bluani për 1 deri në 2 minuta dhe pija është e gatshmë.