Pika grumbulluese e derdh qumështin në ambient të hapur, ndonëse institucionet u zotuan për mbështetje

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Pak orë pasi Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, bashkë me ministrat Mustafa e Krasniqi iu premtoi mbështetje qumështarëve të Kosovës, një pikë grumbulluese nga Skenderaj, e ka derdhur qumështin në ambient të hapur.

Bëhet fjalë për Pikën Grumbulluese “Bajraktari IB” nga Skenderaj.

Pronari i saj, Naser Bajraktarin, duket që i ka humbur besimi ndaj institucioneve.

Para pak orësh, vet Kryeministri Hoti, në një takim me prodhuesit e qumështit tha se:

“Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim për mbështetjen e sektorit privat dhe të prodhuesve vendës dhe përmes ministrive të linjës do të gjenden mënyra të përshtatshme për përballimin dhe tejkalimin e sfidave, me të cilat po përballen prodhuesit tanë, duke përfshirë edhe prodhuesit e qumështit”, theksoi kryeministri Hoti, i cili kërkoi që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ta shtojë kontrollin në terren për të siguruar ndarje të qartë të produkteve me bazë qumështin e freskët.

Megjithatë kriza e pandemisë e ka rritur nevojën për mbështetje më të madhe institucionale, duke qenë se në treg ka rënë fuqia blerëse e këtij produkti.

Të ngjashme