‘Marrëveshja për paqe’ me Serbinë (ide burimore e Hajredin Kuçit), u duhet atyre shteteve që janë në luftë dhe që janë duke e ndarë tokën e babës.
Kosova është shtet i pavarur.
Kosova e kërkon nga Serbia paqen që e ka!
Sillet sikur pa miratimin e Serbisë nuk mund të ekzistojë.
Paqja për Kosovën është luks (që e paguan KFOR-i). Shqiptarët merren veç me hajni dhe me punësimin e nipave e mbesave.
Albin Kurti ia merr kompetencat KFOR-it, sepse për sigurinë e Kosovës (se a mund ta sulmojë Serbinë a jo) vendos KFOR-i, e jo qeveria Kurti!
Marrëveshjet e paqes kurrë nuk e kanë parandaluar asnjë luftë.
Duhet të thuhet kurrë pa pushuar se Kosova nuk e ka sulmuar kurrë-askënd, nuk ka pasur apetite pushtuese dhe se koha i ka shkuar duke u mbrojtë nga sulmuesit!
Trimëri do të ishte sikur ta përmendte Rezolutën 1244 që e njeh sovranitetin e Serbisë në Kosovë (e që kjo Rezolutë tash ka hyrë edhe nën mbrojtje të Presidentit Biden).
Së paku Hashim Thaçi në vitin 2018 ka kërkuar që të ndryshohet kjo Rezolutë!
3., Në pikën tre, Kryeministri u premton serbëve më pak të drejta se që u jep në realitet.
Që do të thotë ‘i fton’ serbët të mos e pranojnë ‘marrëveshjen e paqes’, sepse me fjalë u ofron më pak se që u jep me vepra.
Ky është manipulim aq banal, sa që veç një idiot nuk e kupton!
S’ka manipulim më të madh se ky.
Me kriminelë të mëdhenj dialogon, me kriminelë të ‘vegjël’ nuk dialogon!
Çka është kjo?
Është thjesht mashtrim.
Dhe, çmenduri!
P.S. Kryeministri Albin Kurti ndaj Kosovës po sillet si i huaj!