Qendra e Mjekësisë Urgjente, për ta rritur efikasitetin e punës dhe për ta ulur shpejtuar edhe më shumë kohën e intervenimit, ka hapur nga sot edhe një pikë të re.
Pika e re është vendosur në hapësirat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, dhe do të ofrojë shërbime 24/7 në terren.
Mesatarja e shpejtësisë së reagimit aktualisht është 6 minuta nga momenti i thirrjes, por me hapjen e pikës së re pritet që të bie edhe më tutje.