Piktura e artistit të njohur francez Edgar Degas, e cila nëntë vjet më parë ishte vjedhur në një muze në Marsejë, është gjetur në një autobus afër Parisit.
Këtë e ka bërë të ditur sot ministrja franceze e kulturës, Francoise Nyssen.
Ajo deklaroi se zyrtarët e doganave zbuluan se pasteli ishte gjetur në një valixhe, megjithatë sipas saj, asnjë nga pasagjerët në autobus nuk kishte pranuar përgjegjësi për posedim të pikturës.
Piktura e artistit Edgar Degas, mendohet të arrijë vlerën rreth 800 mijë euro.