22 vepra janë prezantuar nga Liridon Gashi në rrjetin social Facebook dhe çmimet e këtyre pikturave nisin prej 100 deri në 300 euro. Dhe po sipas njoftimit të Gashit, tashmë janë shitur katër vepra.
Regjisori Bekim Lumi është duke u përballë me një sëmundje të rëndë dhe thirrjet për të ndihmuar financiarisht regjisorin Lumi, tashmë janë shpërndarë nëpër rrjete sociale.
Dhe kësaj iniciative i është bashkuar edhe artisti Liridon Gashi, i cili veprat e tij i ka nxjerrë në shitje, që shuma e mbledhur nga këto punime t’i dërgohet regjisorit Lumi.