Piloti i helikopterit të pronarit të Leicester-it shmangu rrëzimin mbi tifozët

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Leicester City-t, Vichai Srivaddhanaprabha ka vdekur në një aksident me helikopter të shtunën pas ndeshjes në afërsi të stadiumit “King Power”.

Ai së bashku me pilotët dhe disa persona tjerë humbën jetën pasi helikopteri i tyre u rrëzua në parkingun e stadiumit të skuadrës së Premierligës.

Kjo tragjedi mund të ishte edhe më e madhe, por falë pilotit tashmë të vdekur, Eric Swaffer numri i të vdekurve është i vogël.

Helikopteri ka mundur të rrëzohet mbi rreth 100 tifozë, por kontrolli i mirë që kishte në rënie shmangu një tragjedi të madhe.

Mediat angleze po e konsiderojnë pilotin si një hero në këtë fatkeqësi për futbollin anglez por edhe botëror.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme