Të shtunën dhe të dielën, në sallën e pingpongut të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, u zhvilluan ndeshjet e xhiros 5 dhe 6 në superligë dhe ligën e juniorëve.
Të shtunën u zhvilluan ndeshjet e ligës së juniorëve, ku dita ditës po bëhen më interesante ndeshjet, e kjo u demonstrua më së miri me ndeshjen derbi ndërmjet Prishtinës dhe Lidhjes së Prizrenit, që e fituan Prizrenasit me rezultat të ngusht 3:2.
‘Hasan Prishtina’ këtë javë pati punë më të lehtë duke i fituar dy ndeshjet me 3:0 e kështu ruajti edhe për këtë javë vendin e parë në ranglistë. Në javën e fundit do të përcaktohet kampioni pranveror në të cilën do të kemi derbin ndërmjet dy ekipeve që ende nuk kanë pësuar asnjë humbje.
Të dielën u zhvilluan ndeshjet e super ligës, ku në qendër të vëmendjes ishte KP Shkolla që patën dy ndeshje të forta, së pari me Prishtinën e pastaj edhe me Lidhjen e Prizrenit, por edhe pse të dy ndeshjet ishin shumë të përafërta ata i humbën me rezultat identik 2:4. Interesant ishin edhe ndeshjet për mbijetesë në superligë, ku në ndeshje të drejtpërdrejtë ‘Hasan Prishtina’ shënoi fitore ndaj Vushtrrisë dhe Dodonës me 4:1.
Derbi i kësaj jave ndërmjet Prishtinës dhe ‘Ahmet Hoxhes’ është paraparë të zhvillohet me 20 prill nga ora 17:30 në Prishtinë.