Këngëtarja Pink vazhdon të mbetet shumë e dashuruar me bashkëshortin e saj Carey Hart edhe pas 12 vjetësh martesë.
Ajo me këtë rast ka postuar në Instagram një kolazh me foto nga momentet më të bukura të jetës së tyre bashkëshortore.
“12 vjet të martuar sot. 16 në qoftë se llogarisim katër vjetët që shpenzuam për të vendosur në qoftë se do të jetonim bashkë përgjithmonë apo do të vrisnim njëri- tjetrin. Vijoj ende e dashuruar me ty”, shkruan Pink.
Çifti është martuar në vitin 2006 në Kosta Rika dhe janë prindër të dy fëmijëve.