Pink në ballinën e revistës “People” bashkë me fëmijët e saj

Prishtinë | 19 Pri 2018 | 14:55 | Nga

Këngëtarja Pink ka pozuar për numrin e ri të revistës People bashkë me fëmijët e saj, Willow dhe Jameson.

Gjatë intervistës së realizuar për këtë revistë, ajo ka folur rreth jetës private, dashurisë dhe raporteve me fëmijët e saj, shkruan lajmi.net

”Po besoj në dashuri dhe besoj në atë se fëmijëve duhet t’ua bësh me dije se jeni aty për ta dhe se ata mund të llogarisin në juve” , ka thënë ajo.

38 vjeçarja ka shtuar gjithashtu se në familjen e saj nuk ka as nuk do të ketë diskriminime gjinor dhe secili është i lirë të zgjedh atë që i pëlqen.

Ndryshe Pink njihet për hitete e saj të shumta dhe stilin e veçantë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme