Këngëtarja e njohur Pink gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi për “60 Minutes”, ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj personale.
Ajo tregoi se në vitet ’90 pothuajse ndërroi jetë si pasojë e një mbidoze droge.
“Jam rritur në një shtëpi ku çdo ditë prindërit e mi i bërtisnin njëri-tjetrit, duke përplasur objektet që ishin në shtëpi. Ata e urrenin njëri-tjetrin”, tha Pink, duke treguar se pas kësaj ajo filloi të përdorte dhe shiste drogë, ndërsa u dëbua nga shtëpia e saj dhe e la shkollën e mesme.
“Në ditën e Falënderimeve në vitin 1995, Isha në mbidozë”, u shpreh artistja, teksa shtoi: “Atë natë kisha marrë të gjitha llojet e drogërave”.
Ajo tha se kjo ishte hera e fundit që ajo përdori “droga të forta”.