Trajneri Stefano Pioli ka folur pas humbjes në shtëpi ndaj Napolit, duke këmbëngulur se nuk mund ta kuptojë pse goli i Franck Kessie u anulua.
Milani ka grumbulluar vetëm shtatë pikë në gjashtë ndeshjet e fundit të Serisë A dhe tani është katër pikë larg vendit të parë, por Pioli u ngrit kur ekspertët thanë se ekipi i tij po duket i lodhur.
“Mendoj se sonte dëshmuam se nuk jemi të lodhur. Mund të luajmë me më shumë cilësi, sigurisht, por për sa i përket agresivitetit, fizikut dhe vendosmërisë, e pashë këtë si një nga paraqitjet tona më të mira të sezonit”, tha trajneri për DAZN.
“Ne e fituam topin në mënyrë të përsëritur, më pëlqeu intensiteti dhe uria e ekipit”.
“Shikoni, do të ishte më e lehtë për mua të thosha se kemi harxhuar shumë energji në fushë dhe kemi pasur kaq shumë lëndime, kështu që jemi të lodhur, por absolutisht nuk e besoj këtë”.
“Mendoj se ishte një nga paraqitjet tona më të mira për sa i përket agresivitetit, intensitetit dhe fokusit. Ne luajtëm pothuajse tërësisht në pjesën e Napolit, luajtëm fort dhe absolutisht nuk e meritonim ta humbnim këtë lojë.
“Ne harxhuam shumë energji si të gjitha skuadrat në Evropë, por nuk pashë një ekip që ishte i lodhur fizikisht apo mendërisht. Kemi rrezikuar shumë pak kundër një skuadre që është shumë e forte”.
Në mënyrë të pashmangshme, polemika ishte rreth golit të Kessie, që u anulua duke përdorur VAR për një pozicion jashtë loje të Giroud që u konsiderua si aktiv, edhe pse ai ishte shtrirë në tokë nën një mbrojtës të Napolit, shkruan footballitalia.
“Unë e di se ata do të thonë se rregullat janë zbatuar, por si mundet një lojtar që është i shtrirë në fushë të dëmtojë kundërshtarin? Nuk ka asnjë mënyrë që ai të pengojë Juan Jesus, këmbët e Giroud-it janë të gjera, ai po përpiqet të largohet nga rruga”, këmbënguli Pioli.