Stefano Pioli, trajneri i Milanit, ka konfirmuar në konferencë për media para ndeshjes së parë në Serie A se ka besim të madh në Brahim Diazin.
Diaz është huazuar nga Real Madridi pa të drejtën e blerjes.
Ai pati fjalë të mëdha edhe për Sandro Tonalin, mesfushorin më premtues në Itali.
“Ata tashmë janë njoftuar më shumë me grupin dhe kjo i ndihmon. Diaz dhe Tonali kanë talent dhe të ardhme, ata janë gati që të na ndihmojnë menjëherë”, u shpreh Pioli.
Milani e nis sezonin në Serie A sonte kundër Bolognas, sfidë që do të zhvillohet nga ora 20:45 në San Siro.