PIPS bënë thirrje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Prishtinë | 01 Mar 2022 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

PIPS krahas deputetit të Budestagut dhe anëtarit të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës (KE) Knut Abraham dhe Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, bënë thirrje për anëtarësim të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Pas pezullimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës, si rezultat i agresionit te jashtëligjshëm në Ukrainë, Këshilli i Evropës ka sinjalizuar se është një institucion me peshë për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Evropë.
Kosova, si shteti më i ri demokratik në Evropë përmbushë të gjitha kriteret për të qenë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Këshilli i Evropës të sinjalizoj se nuk ka tolerim ndaj shkeljeve të vlerave të cilat ky institucion përfaqëson. Anëtaresimi i Kosovës në KE është hapi i parë.

Të ngjashme