Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ka publikuar studimin e titulluar “Përfshirja e Kuvendit në planifikimin e qëndrueshëm urban: Hartimi i politikave të favorshme për mobilitetin e qytetarëve, lehtësimin e trafikut dhe mjedis më të shëndetshëm”, raporton EkonomiaOnline.
Ky projekt sipas organizatorëve ka për qëllim zvogëlimin e ndotjes së ajrit përmes bashkëpunimit qytetarë.
Rron Beqiri arkitekt tha se niveli qendror mund të ndryshojë ligjin për ndotjen e ajrit, dhe të fusë në ligj Projektin e Modernizimit të Asistencës Sociale (SAMP) në mënyrë që ndotja të jetë më e vogël.
“Prezantimi është ‘planin i mobilitetit’ se si mundet niveli qendror me shërbye në atë që ne e quajmë SAMP-itdhe korniza ligjore që e ndikon këtë.
Ideja është që edhe veturat edhe këmbësorët me u kombinua për planin e mobilitetit, është problem me bind qeverisjen lokale me realizua pasi rezultatet e tij shihen pas 10 apo 20 vjetësh”, tha ai
Beqiri tha se për të u zhvilluar ky projekt janë 4 faza por është e rëndësishme që në fazën e fundit të përditësohet teknologjia.
“Janë 4 faza për me e zhvillu këtë projekt, është e rëndësishme që faza e fundit me qenë e përmirësueshme shkaku i teknologjisë, Prishtina është e vetmja komunë që e ka SAMP-in dhe Mitrovica është duke e punuar. Niveli qendror mundet me ndërhy në ligjin për mbrojtjen e ajrit, që veturat që blihen të reja me pas një matës se cili është ndotja që lëshojnë ata, sektori j transportit është përgjegjës për 23% të gazrave një nga shkaktarët kryesorë për ngrohjen globale”, tha ai.
Klodeta Podvorica-Kutllofci planifikuese urbane tha se në ndotjen e ajrit ndikon shumë edhe transporti.
“Tema e transportit është temë e rëndësishme në nivelin global për klimën, be e rendit si njërën ndër 5 temat për me e luftua ndryshimin klimatik, renditet bash me bujqësinë ndërtimin, industrinë, në nivelin global ekzistojnë numër i madh kornizash sa i përket transportit se ku duam të mbërrimë deri në vitin 2050. Mobilitieti është një fushë që i prek shumë fusha si sigurua në trafik e të tjera”, tha ai.