Tashmë është zyrtare, futbollisti spanjoll Gerard Pique është pronar i një klubi futbolli.
Qendërmbrojtësi i Barcelonës nëpërmjet kompanisë së tij “Kosmos” bleu klubin e FC Andorrës dhe ishte vetë “Kosmos” që konfirmoi gjithçka nëpërmjet një komunikate për shtyp të publikuar ditën e shtunë.
Bordi drejtues i klubit miratoi blerjen e tij nga Pique me 99.9% të votave. Pique, po ashtu, do të paguajë edhe borxhin prej 200 mijë eurosh të FC Andorrës.