Lidhjes 12 vjeçare të Gerard Piques me Shakiran po i vjen fundi.
Futbollisti spanjoll dhe këngëtarja kolumbiane ishin lidhur gjatë Botërorit 2010 dhe nga ajo kohë e kishin një marrëdhënie të jashtëzakonshme.
Çifti mbetet i pamartuar që nga ajo kohë, por lidhja e tyre ishte e fortë dhe stabile.
Ata madje i kanë dy fëmijë, Milan dhe Sasha, shkruan “Gazeta Express”.
Sidoqoftë, tash po flitet se gjërat nuk janë më njëjtë për dyshen.
Madje, flitet se futbollisti i Barcelonës është duke jetuar i vetëm në shtëpinë e tij në Barcelonë.
Sipas mediumit “El Periodico”, komshinjtë e kanë parë Piquen duke hyrë dhe duke dalë i vetëm në javën e fundit.
Gjithashtu, thuhet se Pique është parë duke e shijuar jetën e natës me Riqui Puig dhe me një grup miqsh.
Një tjetër shenjë kjo se lidhja në mes të tij me këngëtaren është çarë.
Gjithnjë sipas këtij muaji, thuhet se qendërmbrojtësi e ka tradhtuar këngëtaren dhe ajo e ka kuptuar këtë, prandaj edhe nuk e ka ndërmend t’ia falë këtë pabesi.
Shakira dhe Pique nuk kanë bërë “update” në rrjetet sociale kohëve të fundit, një gjë që në të kaluarën s’ka ndodhur.
“El Periodico” shkruan se këngëtarja e famshme ka vendosur të ndahet përkohësisht me futbollistin derisa ta kuptojë tërësisht historinë e tij me një grua tjetër.
Mbetet të shihet nëse do të marrë fund lidhja e këtyre dy yjeve, të cilët merreshin si shembull për faktin se dukeshin çift perfekt.