Gerard Pique do të rikuperohet plotësisht nga lëndimi pas ndeshjeve të kombëtareve.
Qendër-mbrojtësi spanjoll i ka munguar Barcelonës në pesë ndeshjet e fundit shkaku i një lëndimi në kyçin e këmbës, por rikthimi i tij duket afër.
Konkretisht, Pique u lëndua më 19 tetor në ndeshjen kundër Manchester Cityt dhe që nga atëherë ka munguar.
Dhe trajneri Luis Enrique mund të startojë me 29 vjeçarin në ndeshjen kundër Malagës më 19 nëntor.