Pique qan në gjykatë, në rastin ku akuzohet për ndërmjetësimin midis Arabisë Saudite dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Prishtinë | 10 Pri 2025 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Pique qan në gjykatë, në rastin ku akuzohet për ndërmjetësimin midis Arabisë Saudite dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Spanjës, Gerard Piqué dëshmoi në gjykatë javën e kaluar si pjesë e mbrojtjes së tij kundër akuzave për korrupsion të dyshuar lidhur me rolin e tij në ndërmjetësimin midis Arabisë Saudite dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) për të luajtur Superkupën e Spanjës në Lindjen e Mesme.

Pique tërhoqi vëmendjen për shkak të raportimeve se ai qau gjatë gjyqit, gjë që u konfirmua nga publikimi i një regjistrimi audio nga ajo seancë.

Përpara se gjyqtari të mbyllte seancën në të cilën dëshmoi Pique, fituesi i Kupës së Botës e pyeti nëse do të ishte në gjendje të thoshte ndonjë gjë në fund të procedurës.

38-vjeçari kishte vështirësi të mbante emocionet e tij dhe El Periodico de España publikoi një regjistrim audio nga gjykata.

“Është shumë zhgënjyese; ne jemi marrë me këtë rast për tre vjet. Unë me të vërtetë besoj se i kemi dhënë një vlerë të paçmuar federatës spanjolle, kontratën më të madhe në historinë e saj”.

“Jam i habitur që edhe sot, tre vjet më vonë, gjërat po rrjedhin çdo ditë nga procesi, gjë që unë e konsideroj si mungesë respekti. Dje kemi dorëzuar dokumente të ndryshme dhe kanë rrjedhur vetëm pak orë më vonë dhe zhurma fillon përsëri. Në fund, kjo do të marrë fund, shpresoj se do të përfundojë sa më shpejt, por askush nuk do të paguajë dëmin e reputacionit tonë”, përfundoi Pique.

Të ngjashme