Gerard Pique nuk është duke menduar të dalë në pension por është optimist dhe dëshiron të vazhdojë të luajë edhe për tri ose katër vjet të tjera.
Pique, i cili tani është 33 vjeç, ka qenë pjesë kryesore e klubit të Barcelonës gjatë dekadës së fundit dhe aktualisht është duke i munguar trajnerit, Ronald Koeman, për shkak të dëmtimit, raporton Gazeta Express.
Pique ka fituar çmimin “Lojtari i karrierës”, nga Globe Soccer Awards mbrëmjen e djeshme.
“Është një nder për mua të jem këtu pas një karriere të gjatë”, tha Pique.
“Shpresoj të jem në gjendje të vazhdoj të luaj për tre ose katër vjet më shumë.”
Pique u ribashkua me ish-shokun e tij të Spanjës, Iker Casillas në ceremoninë në Dubai, të cilin ishte i lumtur që i dha shansin për tu takuar përsëri.
“Ishte kënaqësi të shihja Iker”, shtoi Pique.
“Unë pata shansin të ndaja një dhomë zhveshje me të me ekipin kombëtar, duke fituar Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës së bashku.”
“Unë isha gjithashtu në gjendje të ndaja një dhomë zhveshje me Cristiano Ronaldon në ditët e para në Manchester United. Ishte një kohë e shkëlqyer së bashku dhe ne fituam tituj.”
“Gjëja më e mirë për futbollin është ndarja e përvojave dhe krijimi i marrëdhënieve me lojtarët me të cilët keni ndarë një dhomë zhveshjeje.”
“Jeta vazhdon kur dalim në pension dhe mund të themi se ishim pjesë e diçkaje unike. Kjo është gjëja më e rëndësishme.”