Mbyllja e shumë bizneseve në vend pas përhapjes së Coronavirusit ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e vendit.
Pronari i Kompanisë “Meka”, Burim Piraj, tha për Ekonomia Online se qasja e institucioneve duhet të ndryshojë, pasi bizneset kanë pasur humbje të mëdha.
Piraj theksoi se kemi spitalet të cilat janë vatra të virusit, por kanë vazhduar të punojnë. Kurse sa i përket industrisë, Piraj tha se deri me tani ka pasur pak raste të të infektuarve.
“Qasja e institucioneve nuk është e drejtë, kjo duhet të ndryshoj. Nuk duhet të bëhet mbyllja nëse nuk ka pasur infektime, siç është pazari Fushë-Kosovës. Duhet të shikohet dhe të anulohen burimet nga vjen pandemia”.
“Kemi spitalin e Prizrenit kur ishte rasti i hemodializës dhe rasti i spitalit privat. Institucionet duhet të marrin masa ndaj vendeve që janë burim i pandemisë. Kemi parë se fare pak kemi pasur raste në industri, kanë punuar marketet gjatë gjithë kohës”.
“Institucionet nuk duhet të mbyllin bizneset, nëse vazhdon me këtë qasje do të kemi pasoja të mëdha në ekonominë e vendit”, tha ai.
Piraj i vlerësoj vendimet e Qeverisë të duhura vetëm sa i përket shëndetësisë, por jo edhe ekonomisë, raporton EO.
Siç tha ai, kemi vendet e botës, tani edhe në rajon të cilat kanë hapur sektorin e gastronomisë. Andaj Qeveria duhet të shoh se cilat biznese mund të punojnë duke respektuar rekomandimet.
“Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa të mira sa i përket shëndetësisë, kurse sa i përket ekonomisë është dashur të ketë lehtësira për bizneset. Kemi rastin e Serbisë e cila ka hapur gastronominë”.
“Tani e tutje duhet të punohet çdo ditë dhe të shihet se cila biznese mund të punojnë, normalisht me rekomandimet e IKShP-së”, tha ai.