Pronari i kompanisë vendase “Meka” në një shkrim në Facebook ka thënë se e mbështet heqjen e tarifës 100% për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bonje Hercegovina.
“Nëse kryeministri Kurti e realizon në praktikë atë që sot e ka prezantuar në parlament atëherë me gojën plotë po them se Zoti na paska bekuar!
Të kishte qenë vetëm ballafaqimi me Serbinë mendoj se do ia delte pa problem sepse ka treguar përgatitje shumë të madhe dhe ka shfaqur njohuri të shkoqitur në mënyrë të përpiktë të raporteve Kosovë-Serbi si në politikë ashtu dhe në ekonomi.
Prandaj si një ndërmarrës vendor unë nuk kam çka tjetër vetëm t’i uroj punë të mbarë!
Vazhdoj të jam opozitë dhe se do ta ketë kritikën t’ ime në çdo hap të qeverisjes, po do ta ketë mbështetjen në çdo hap pozitiv për të mirën e vendit që do ta bënë kryeministri Kurti, qeveria dhe çdo institucion tjetër”.