Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Avdi Pireva bashkë me kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti, kanë vizituar degën e tretë të LDK-së, degë kjo që sipas Pirevës është dega me struktura të shkëlqyera, me shtrirje të madhe dhe shumë të bashkuar.
Postimi i plotë:
Kryeministri Hoti, vizitoi Degën e Tretë të LDK-së. Degë me emër të madh, Dega e Presidentit Rugova. Degë me struktura të shkëlqyera, strukturë me shtrirje të madhe dhe shumë të bashkuar.
Dega me kandidatët më të mirë në listë, me njerëzit më të devotshëm të Prishtinës.
Entuziazmi, përkrahja e puna e madhe që po bëhet në degë siguron një fitore solide të LDK-së 132, por edhe fitorës sime si kandidati me nr. 68