Pirlo: Agnelli ka folur me lojtarët e Juventusit për Superligën Evropiane

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Andrea Pirlo ka thënë se Andrea Agnelli ka folur me lojtarët e Juventusit lidhur me Superligën Evropiane, mirëpo ka insistuar se objektivi i skuadrës është që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Bianconerët janë në mesin e themeluesve të garës së re elitare, në të cilën Andrea Agnelli është emëruar si zëvendëspresident.

“Jemi të përqendruar, e tashmja për ne është kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Presidenti ka folur sot (e martë) me ekipin për këtë projekt”.

“E dimë se ai është në rreshtin e parë për këtë gjë (Superligën Evropiane), por unë nuk jam personi më i përshtatshëm që të flas rreth kësaj. Është presidenti në rreshtin e parë që është duke e organizuar”.

“Mëngjesin e sotëm, Agnelli na shpjegoi se për çfarë është ky projekt, por nuk hyri në detaje. Ai na tha se më e rëndësishmja është që të fokusohemi në të tashmen”.

“Futbollistët duhet të jenë të qetë, është thjesht një projekt dhe futbolli vazhdon tutje”, ka thënë Pirlo në një konferencë për shtyp.

Të ngjashme