Andrea Pirlo festoi titullin e parë si trajner në krye të Juventusit.
“Zonja e Vjetër” mposhti Napolin të martën në mbrëmje dhe ngriti trofeun e Superkupës së Italisë.
Pirlo deklaroi pas ndeshjes se ndien gëzim të madh që për herë të parë si trajner arrin të fitojë Superkupën.
“Ndiej gëzim të madh. Ngritja e trofeut tim të parë si trajner është ndryshe. Mendoj se kjo është edhe më mirë sesa si lojtar, sepse po drejtoj një skuadër të mrekullueshme dhe në një klub historik”, tha Pirlo.
Ai shtoi se në finale rrallëherë dy dyja ekipet luajnë bukur. Sipas tij, e rëndësishme është të fitosh në fund.
Si lojtar, Pirlo i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm me klube dhe me Kombëtaren e Italisë.