Andrea Pirlo ka shpjeguar vendimin e tij për ta lënë Cristiano Ronaldon në bankën rezervë në fitoren e Juventusit kundër Lazios mbrëmë.
Juventusi fitoi me rezultat 3:1, falë dy golave të Alvaro Moratës dhe një nga Adrien Rabiot, duke e rikthyer në shtatë pikë diferencën me liderin e Serie A, Interin.
Golashënuesi më i mirë i kampionatit, Ronaldo, luajti vetëm 20 minuta në pjesën e dytë, ndërsa trajneri Pirlo ka thënë se ky vendim erdhi për shkak se portugezi ka luajtur shumë ndeshje radhazi, transmeton Goal.
“Pushimi për Cristianon erdhi pas tetë ose nëntë ndeshje radhazi duke luajtur, ne arritëm një marrëveshje gjatë javës. Ajo ishte planifikuar tashmë’’, shtoi tekniku italian.
“Cristiano është një vlerë e shtuar, djemtë kanë bërë atë që duhet të bënin. Cristiano tashmë ka shënuar 20 gola, ishte normale të shënonin edhe të tjerët. Kur ju e keni një lojtar si Ronaldo në ekip, atëherë rezultati është në favor tuajin që nga fillimi. Por ne bëmë një marrëveshje që ai duhet të pushonte’’, deklaroi Pirlo.