Burim Pirraj, pronar i industrisë së mishit “Meka”, ka thënë se produktet e huaja në Kosovë nuk kanë nevojë të bëjnë marketing sepse ka aq shumë vullnetarë që ju bëjnë marketing pa pagesë.
Tutje, ai tha se produktet tona në të gjitha aspektet janë më cilësore se ato të importit po ua them me plotë përgjegjësi e di që ju që nuk e doni asnjë send vendor nuk e besoni edhe këtë që po them dhe gjeni njëqind arsye mos me ble vendore!
Njoftimi i plotë:
Produktet e huaja në Kosovë nuk kanë nevojë të bëjnë marketing sepse ka aq shumë vullnetarë që ju bëjnë marketing pa pagesë.Paramendoni kur një produkt i huaj e rrit çmimin mbi 30% edhe këta vullnetarët e Kosovës propagandojnë “E kanë rritë se vAllhe kvalitet e kanë”.Kur një zingjir marketesh vetë dy cent e shet ma lirë ose më shtrenjtë një produkt t’imin më kontaktojnë në mesazh dhe shpesh kërcënojnë se nëse rritet çmimi nuk do të blejnë më!Produktet tona në të gjitha aspektet janë më cilësore se ato të importit po ua them me plotë përgjegjësi e di që ju që nuk e doni asnjë send vendor nuk e besoni edhe këtë që po them dhe gjeni njëqind arsye mos me ble vendore!E ju që e doni Kosovën edhe kur ne bëjmë lëshime në prodhim ju na kontaktoni dhe na ndihmoni ti tejkalojmë!Qoftë paqja mbi ju!