Pishina e Gërmisë e gatshme t’i pres qytetarët, menaxhmenti i përgatitur që t’i respektojnë rekomandimet

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 10:17 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Duke u bazuar në masat e marra së fundit nga Qeveria pishina e Gërmisë ka hapur dyert nga ora 10:00 për të gjithë qytetarët.

Liridon Llapashtica, kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjs Publike Lokale “SprortMarketing” i tha Ekonomia Online se janë të gatshëm të nisin punën duke i respektuar të gjitha rekomandimet.

“Sot po e hapim pasi që dje dolën rekomandimet e qeverisë dhe në bazë të atyre rekomandimeve ne do t’i përmbahemi në përpikëri dhe sot kemi vendosur ta hapim për të gjithë qytetarët e Kosovës. Me 22 qershor është mbajtur një mbledhje e Qeverisë ku është thënë që të hapej më 1 korrik”.

“…ne kemi qenë të gatshëm edhe dhe për hapjen e pishinës, por me 30 qershor një deklaratë e Ministrit që kërkoi mirëkuptim atëherë edhe na bëri që të mirëkuptojmë. Sot ne i hapim dyert duke i zbatuar  të gjitha rekomandimet që kanë dalë nga ministria”, tha ai për EO.

Ai mes tjerash ka thënë se qysh në hyrje kanë vendosur shiritin në distancë prej 2 metra si dhe dezinfektuesit.

Llapashtica shtoi se kanë angazhuar edhe staf shtesë për t’i këshilluar qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet, raporton EO.

“Qysh në hyrje ne i kemi vendosur edhe shiritat në distancë prej dy metra, pastaj edhe dezinfektuesit , po ashtu edhe stafi i ka vendosur të gjitha maskat mbrojtëse, dhe të gjithë çadrat rreth pishinës janë vendosur në distancë prej 2 metra”.

“Po ashtu kemi angazhuar edhe ekip shtesë që do të qëndrojnë rreth pishinës ku do ti rekomandojnë qytetarët që të mbajnë distancën jashtë ujit. Por siç e dimë uji ka klor dhe nuk paraqet rrezik dhe ai si element kimik është vrasës i virusit”, tha  Llapashtica.

Ai ka thënë se gjatë ditës së djeshme janë kthyer shumë qytetar që kishin ardhur në pishinë.

“Ne jemi përgatitur i ke i marr masat është autoambulanca mjeku. Ne kemi kthyer një pjesë të qytetarëve që kanë qenë të i firmuar qe me 1 korrikut do të hapen mirëpo dje janë kthyer dhe sot i njoftuam që ne jemi gati”.

“Është një sezon e pazakontë dhe shpresojmë që qytetarët t’i respektojnë masat dhe  do ta shohim interesimin e tyre”.

Të ngjashme