Nuk ka më divorc. Brad Pitt dhe Angelina Jolie i kanë dhënë njëri-tjetrit një mundësi të dytë.
Takimi i parë pas 10 muajsh, larg syrit të medias, është realizuar në Beverly Hills, në shtëpinë e një miku të përbashkët të çiftit, ku Jolie dhe Pitt kanë mbërritur me dy makina të ndara. Biografi i çiftit, Ian Halperin thotë se çifti ka qëndruar për herë të parë përballë njëri-tjetrit, vetëm për vetëm, pa prani të avokatëve apo psikologëve.
Pati shumë lot, thotë Halperin, asgjë më nuk kishte mbetur për tu diskutuar mes të dyve. Thjesht vendosën se e dashuronin ende njëri-tjetrin dhe vendosën për një fillim të ri.
Ndryshe nga sa u përfol shtatorin e shkuar, lidhjet e Pitt me drogën, alkoolin dhe dhunën e pretenduar ndaj djalit të tyre Maddox, që çoi edhe në hetim aktorin nga FBI dhe shërbimin social, pas muajsh të tërë pa folur asnjë fjalë me njëri-tjetrin, Angelina Jolie dhe Brad Pitt i kanë dhënë njëri-tjetrit mundësinë e dytë të rikthimit bashkë, me kushtin për të vijuar terapinë rehabilituese dhe sesione këshillimore shpirtërore, ashtu siç bën vite më parë Liz Taylor dhe Richard Burton, çifti i famshëm hollivudian që u ndanë dhe u rimartuan dy herë në vitin 1960 dhe 1970.
Angelina ishte shumë e mërzitur për incidentin në avionin privat, rrëfen Halperin, dokumentari i të cilit “Historia e pabesueshme e Brangelina” do të shfaqet këtë vit për herë të parë në Britaninë e Madhe. Ndaj, aktorja ka vendosur që dokumentet e divorcit t’i mbajë ende nën tryezë, ndonëse një copë letër për të nuk është më e rëndësishme sesa dashuria për bashkëshortin.