Ndonjëherë kur shohin se si përgatitet sallami, ne duam të shmangim çdo nënprodukt të tij.
Në një pyetje të bërë së fundmi në AskReddit, një përdorues tha: “Cilën pjatë nuk e porosisni asnjëherë në restorant dhe pse?”
Përdoruesit, të cilët pohojnë se kanë punuar në restorante, u treguan menjëherë të gatshëm të përgjigjen.
Këto janë 15 llojet e ushqimeve që njerëzit e brendshëm të restoranteve, thonë se nuk do t’i porosisnin kurrë.
- Unë gjithmonë shmang pjatat që nuk lidhen me eksperiencën e restorantit. Nëse jam në një restorant peshku, nuk kam si të porosis mish. Apo nëse jam në një zgarë, të porosisë makarona. Porosit diçka që ata e kanë specialitet.
- PeshkuShpatë. Kam parë një shef që e priste dhe e qëronte, dhe nuk ishte aspak bukur.
- Pula është e mërzitshme dhe e mbivlerësuar. Përpiqem të mos porosisë asgjë që përmban pulë, të cilën mund ta bëj dhe vet.
- Specialitetet e ditës zakonisht bëhen me përbërësit më të vjetër në kuzhinë.
- Unë nuk guxoj të ha sallatë. Kam parë shumë kamarier që kanë zhytyr dorën në koshin e mbeturinave, dhe asnjëri nuk i ka larë duart mjaftueshëm që të shërbej një sallatë.
- Çdo specialitet i sushit duhet të shmanget.
- Krahët e pulës. Qindra krahë zhyten në fritezat e thella, dhe aroma e pamja e yndyrës është thjesht një mankth që nuk duhet provuar.
- Supa, vetëm nëse jeni në një vend ku kjo pjatë është prioritet. Ka shumë ndryshim midis një supe “të lodhur”dhe një supe me të gjitha vitaminat. Nuk është gjithmonë një ide e mirë të porosisësh një supë, pasi shumë restorante e shohin thjesht si një pjatë anësore apo një ushqim të lirë.
- Pula. Shpesh kam parë që nuk gatuhen mjaftueshëm, thjesht sepse kërkon shumë kohë dhe kuzhinieri është një dembel.
- Supa e ditës. Është bërë me ato që kanë mbetur nga dje.
- Gjithmonë tregohem i kujdesshëm me gjoksin e pulës. Në restorant, i përgatisnim gjokset e pulës në enë të mëdha dhe i linim aty për më shumë se një javë, ndoshta dhe një javë e gjysmë nëse s’kishim shumë porosi.