Kosova e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Gjeorgjisë në ‘Batumi Arena’, me rezultat 1-0.
Një ndeshje shumë e mirë nga djelmoshat tanë që në start, që e nisën me sulm dhe presing të lartë.
Goli i epërsisë erdhi në minutën e 19-të, pas një aksioni të zgjatur.
Një harkim në zonë i Valon Berishës gjen Vedat Muriqin që godet me kokë, por topi devijohet nga Davit Khocholava për 1-0.
Pas goli skuadra u kthye paksa prapa, por që gjeorgjianët nuk ishin edhe aq të rrezikshëm.
Giorgi Tsitaishvili dhe Jaba Jigauri kishin raste, por që nuk arritën të shënonin.
Posedimi i topit, por edhe presioni në fundin e ndeshjes ishin nga ana e Gjeorgjisë. /Telegrafi