Pjesa e parë: Holanda shkon në pushim me një gol epërsi ndaj Maqedonisë së Veriut

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Holanda e ka mbyllur me epërsi prej një goli pjesën e parë të ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut në kuadër të Grupit C në ‘Euro 2020’.

Tulipanët kërkojnë fitoren e tretë nga po aq ndeshje në fazën grupore në sfidën që po zhvillohet në Johan Cruijff ArenA.

Golin e vetëm në fraksionin e parë e shënoi Memphis Depay (24’), pas asistimit nga Donyell Malen.

Megjithatë, në minutat e para të ndeshjes, Ivan Trickovski e futi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozitë jashtë lojë.

Më vonë, një goditje e fuqishme e Aleksandar Trajkovskit u ndal në shtyllën e portës kundërshtare.

Theksojmë që Maqedonia e Veriut po e zhvillon ndeshjen e fundit në këtë Evropian historik, ku u kualifikua për herë të parë, derisa Holanda dëshiron pikë rekorde.

https://twitter.com/DepayFrance/status/1407012495051706377?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1407012495051706377%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpjesa-e-pare-holanda-shkon-ne-pushim-nje-gol-epersi-ndaj-maqedonise-se-veriut%2F

Të ngjashme