Kryetarja e Lëvizjes evropiane të serbëve Rada Trajkoviq thotë se me rrëfimin për ndarje, normalizimi i marrëdhënieve Serbi – Kosovë është kthyer prapa e rajoni është vënë para rrezikut të luftërave të reja ballkanike, përcjell “danas”
nuk janë bisedime, por janë diçka që quhet vizatim kufijsh” ka thënë ajo duke pohuar se sipas disa burimeve ndërkombëtare , Thaçi e Vuçiq kanë shkuar shumë larg në këtë çështje, transmeton Koha.net.
“Shqiptarët me asnjë solucion nuk duan të mbeten pa Ujmanin dhe e informata e fundit që e kam është se (Aleksandar Vuçqi) ka vendosur që pjesa më e madhe e Ujmanit t’i bashkëngjitet komunës së Istogut, bashkë me Mokra Gorën me serbë që jetojnë atje. Të gjithë ata që kanë menduar se njëfarë kufiri do të jetë diku në Ibër, duhet të kuptojnë se nuk është kështu dhe se sipas planit kurrë nuk do të jetë kështu dhe se kur të kryhet ndonjë shpërngulje, atëherë në ndonjë rast edhe humb forca e kontrollit”, citohet të ketë thënë”, Trajkoviq.
Sipas saj, disa liderë të rajonit përmes konflikteve të intensitetit të ultë,dëshirojnë të krijojnë jo stabilitet duke mos kuptuar se ai mund t’iu dalë nga kontrolli.
“Dodiku, Vuçiqi, Thaçi e Rama, aktualisht janë faktorë destabiliteti i Ballkanit dhe po e dërgojnë Ballkanin drejt, frikohem, luftërave të reja ballkanike pikërisht për shkak të ndarjes së këtyre hapësirave dhe kjo është ajo nga e cila frikohem i më së shumti”, ka shtuar Trajkoviq.
Ajo ka vlerësuar se retorika e ndarjes e së territoreve ka ftohur raportet ndërmjet shqiptarëve e serbëve.