Pjesë e parë e zjarrtë me tre gola, Polonia e mbyll në epërsi ndaj Shqipërisë

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 21:50 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria ka zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë, por që e ka mbyllur në disavantazh ndaj Polonisë me rezultat 2-1.

Kuqezinjtë ishin më të mirë në çdo aspekt në pjesën e parë, duke rrezikuar portën polakë gjashtë herë, për dallim nga nga vendasit që në dy raste shënuan po aq herë.

Polakët shënuan në minutën e 12-të, kur Kamil Glik me kokë asistoi te Robert Lewandowski që shënoi për 1-0.

Por Shqipëria vazhdoi me lojë të mirë dhe me një aksion të bukur gjeti golin e barazimit 1-1.

Klaus Gjasula asistoi bukur te Sokol Cikalleshi i cili shënoi nga një pozitën e vështirë.

Shqipëria pas barazimit rrezikoi dy herë me Rey Manajn, por në të dyja rastet ishte Wojciech Szczesny, që ia mohoi golin.

Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej baras, në skenë doli Adam Buksa që me kokë shënoi për 2-1.

Një Shqipëria shumë e mirë në pjesën e parë, që jep shpresa për një pjesë të dytë edhe më të mirë. /Telegrafi

Të ngjashme