Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të martën kanë mbajtur takim me kursantët e Kursit të Lartë për Siguri dhe Mbrojtje të Shqipërisë.
Bekë Berisha kryetar i komisionit tha se puna e komisionit ka dy dimensione kryesore ai i pari ka të bëjë me shqyrtimin dhe amandamentimin e legjislacionit për sektorin e sigurisë përveç legjislacionit që komisioni e shqyrton, raporton Ekonomia Online.
“Dimensioni i dytë ka të bëjë me ushtrimin e kontrollit dhe mbikëqyrjen parlamentare ndaj institucioneve të sigurisë në këtë kornizë komisioni fton në seancë dëgjimore dhe raportime me ministrat përkatës dhe stafin komandues apo drejtues shqyrton raporti periodike dhe vjetore të institucioneve të sigurisë dhe bën mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve sa i përket mjedisit të sigurisë qoftë në aspektin global dhe rajonal vijon të jetë i shpjeguar dhe i paqëndrueshëm”, ka thënë Berisha.
Deputeti Berisha ka shtuar se rasti më i rëndë dhe destabilizues kundër Kosovës ka qenë sulmi i datës 24 shtator 2023.
“Rasti më i rëndë dhe destabilizues kundër Kosovës ka qenë sulmi i datës 24 shtator 2023 jemi përballur me një sulm të përmasave të mëdha duke mbetur i vrarë një zyrtarë policor për institucionet e Kosovës në këtë rast kanë treguar profesionalizëm dhe gadishmëri të lartë të intervenimit dhe e kanë vënë nën kontroll këtë situatë ne jemi vend demokratik me të drejta dhe liri të njeriut dhe komuniteteve të garantuara me Kushtetutë andaj jemi të përkushtuar për vlerat dhe standardet e përbashkëta euroaltlantike. Jemi mirënjohës edhe për kontributin që japin ushtritë e vendeve tuaja në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë dhe jemi në një rrugëtim të përbashkët. Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje shpreh mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen tuaj në këtë vizitë të rëndësishme prezenca juaj është një mundësi dhe përvojë për të ndërvepruar dhe për të zgjeruar njohuritë dhe aftësitë tona të përbashkëta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes le të bashkëpunojmë në mënyrë kontstruktive për të arritur qëllimet tona të përbashkëta për një ambient të sigurtë dhe të qëndrueshëm për të gjithë”, ka theksuar ai.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli në vitin 2014 e ka përfunduar këtë kurs dhe e di rëndësinë e këtij.
“Pikë e patjetërsueshme është Kosova dhe është një vizitë e qëlluar për shkak se Kosova si një shtet i ri edhe ka nevojë për bashkëpunim edhe për mbështetje si një ish kursist i këtij kursi të lartë në kohën kur isha oficer aktiv në FSK në vitin 2014 e kam përfunduar këtë kurs dhe e di rëndësinë e këtij kursi e përgëzoj Ministrinë e Mbrojtjes Forcat e Armatosura të Shqipërisë që kanë arritur ta amnistojnë këtë kurs në kurrikulat dhe aktivitetet e pranuara edhe nga shtetet e NATO-s të oficerëve të lartë të shteteve mike i jep rëndësinë e veçantë këtij kursi andaj iu përgëzoi që po arrini ta mbani këtë kontinuitet të këtij kursi”, ka thënë ai.
Anëtari tjetër i këtij Komisioni deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha është shprehur mirënjohës dhe ka përmendur si sfidë krijimin e paqes pas luftës.
“Kemi pas benefite prej këtij kursi jemi mirënjohës sepse kemi qenë në procesin krijimit të kapaciteteve për me u realizu mbrojtja e qytetarëve. Sfidë për ne ka qenë të përballemi me krijimin e paqes kemi pas transformimin e luftës, pastaj shkollim i një kategorie që kanë pasur ende moshë dhe krijim të kuadrave të reja përmes procesit të rekrutimit sot Kosova ka kapacitete që munden me u përgatit në atë nivel për të realizuar politika të mbrojtjes në vendin tonë dhe si sfida kryesore ka qenë shkolla. Në analizën tonë për nivelet e përgatitjes së ushtarakëve të rinj e kemi plotësuar programin. Duhet të kemi listën e nevojave për shkollime në profile të cakuara që mund të krijohen si asete regjionale në Ballkan por edhe më gjërë”, ka thënë Berisha.
E shefja e departamentit të Strategjisë dhe Studimeve të Avancuara, Razije Mehmeti foli për qëllimin e këtij programi.
“Ne me Kosovën kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer që në vitin 2010 2011 kemi pasur prezent kursantët e Kosovës. Ne jemi në bashkëpunim që kur të përfundojnë këto kurse pra kursi i shtabit dhe kursi i lartë. Gjithmonë kemi pasur prezent ushtarë të FSK-së në këto kurse nuk ka pasur kuota por ka pasur gjithmonë prezent ushtarë prezent në këto kurse edhe vazhdon që nga akademia nga bachelor. Sa i përket çështjes së certifikatave ne jemi duke punuar që të njihen”, ka thënë ajo.
Rashit Qalaj ka thënë se ne dhe shteti do të investojmë në ushtrinë tonë që të jetë sa më afër standardeve dhe t’i mbërrijë standardet e NATO-s.
“Ne këtu në Ballkan jemi në një situatë ku nga aspekti i sigurisë po kemi sfida të vazhdueshme dhe përpjekja e Rusisë të përdor satelit te Serbia për destabilizimin e rajonit duke u nisur nga Bosnja-Hercegovina Kosova në Mal të Zi fatkeqësisht i kemi në pushtet disa parti serbo pro-ruse. Në Maqedoninë e Veriut është duke prirur një parti pro-ruse. Të gjitha këto janë duke e rritur brengën time për siguri. Shpresoj se ne si shtet ne do të investojmë në ushtrinë tonë që të jetë sa më afër standardeve dhe t’i mbërrij standardet e NATO-s. Sa i përket incidenteve në Kosovë ato janë të importuara nga jashtë të mbështetura me logjistikë edhe me financa me të gjitha nga kreu i shtetit serb dhe nga strukturat e sigurisë së Serbisë të cilat kanë përdorur njerëz të cilët janë të lindur në Kosovë por që kanë një background kriminal”, ka thënë Qalaj.