Dhoma e Specializuar, ka kthyer përgjigjie për klankosova.tv, rreth procedurës së lirimit të përkohshëm të ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, për ardhjen në Kosovë, me rastin e ndarjes nga jeta të babait të tij Fazliut.
Ndërsa nuk janë dhënë shumë detaje, zyrtarja për informim e këtij institucioni Anxhela Griep, thotë, se kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës, lejon personat e ndaluar të bëjnë kërkesa tek paneli kompetent kur ka arsye bindëse.
Tutje thuhet se paneli është ai që vendos për kërkesa të tilla.
”Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës lejon personat e ndaluar të bëjnë kërkesa tek Paneli kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për kërkesa të tilla”.