Pjesët e trupit që nuk duhet t’i lani shpesh

Prishtinë | 12 Jan 2019 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Nuk thonë kot se pastërtia është gjysma e shëndetit, pasi në këtë mënyrë jemi më të shëndetshëm.

Por janë disa pjesë të trupit që nuk duhet t’i pastrojmë shpesh.

Këto janë ato pjesë:

Veshët

Dylli në të vërtetë pastron veshët tuaj duke mbledhur mbeturinat. Gërmimi i tij me shkopinjtë e veshëve do ta lënë veshin të pambrojtur thotë Otorinologu Dr. Erich Voigt, i Qendrës Mjekësore Langone. Nëse vendosni ta pastroni veshin me shkopinjtë që shiten për pastrimin e tyre, ju do të shtyni dyllin në më tej dhe do e parandaloni që ai të rrjedh natyrshëm.

Pjesët intime

Një erë e çuditshme në zonën tuaj intime nuk do të thotë që ju keni higjienë të dobët dhe duhet të përdorni shampo për tu larë . Por mundet që një infeksion si vaginoza bakteriale mund të shkaktojë aromën e keqe dhe larja me esenca krijon çrregullime të shumta.

Fytyra

Sigurisht se duhet larë dy herë në ditë, por një pastrim i thellë nuk duhet të jetë pjesë e regjimit tuaj të përditshëm, thotë dermatolog Jody Levine, i kirurgjisë dhe dermatologjisë plastike të NYC. Pastrimi i thellë mund të jetë po aq i dëmshme sa përdorimi i llojit të gabuar të produktit, pasi ai mund të heqë nga lëkura juaj vajrat natyrore dhe të shkaktojë çrregullime

Hunda

Ne nuk do të ndalonim kurrë që të pastronit një hundë kur jeni me grip, por ka arsye të mirë për të ndaluar pastrimin e tepërt të saj. Futja e gishtave në hundë mund të krijojë gërvishtje të vogla të cilat e dëmtojnë atë. Në fakt mund dhe të rrisni çrregullimin dhe acarimin brenda saj.

Të ngjashme