Pjesëtarët e FSK-së ua kanë prezantuar pajisjet ushtarake presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe figurave të tjera politike.
Osmani në ceremoninë hapëse të “Defender Europe 2023” ka thënë se ky ushtrim është i rëndësishëm në shumë aspekte, veçanërisht për ushtrinë më të re në kontinentin evropian, për FSK-në.
“Ju jeni mishërimi i punës në grup, drejt një qëllimi të përbashkët. Sigurisë dhe vlerave tona. Ky ushtrim është një simbol për të ruajtur paqen dhe sigurinë në një botë që po sfidohet kjo… Ky ushtrim është historik në shumë aspekte, veçanërisht për ushtrinë më të re në kontinent evropian për FSK-në”, ka thënë Osmani.