Pjetër Shala dënohet me 18 vjet burgim

Prishtinë | 16 Kor 2024 | 15:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dhoma e Gjykatës Themelore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e ka dënuar me 18 burgim ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shalën.

Gjykata e ka shpallur fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje.

Trupi gjykues konstatoi se përtej dyshimeve të bazuara, Pjetër Shala është fajtor për pikat 1, 3 dhe 4 të akuzës.

Shala u shpall fajtor për ndalim arbirtrar si krim lufte kundër së paku 18 personave në periudhën mes 17 majit 1999 deri më 5 qershor të atij viti në Fabrikën e Metalit në Kukës, torturë si krim lufte kundër së paku 18 personave dhe vrasje si krim lufte kundër një personi.

Shala u shpall i pafajshëm për pikën dy të akuzës.

Për pikën 1 të akuzës, Shala u dënua me 6 vjet burgim, me 16 vjet burgim për pikën tre dhe 18 për pikën 4. Andaj, ndaj tij u shpall dënim unik me 18 vjet burigm. Në dënimin me burgim, të njëjtit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

“Në emër të popullit të Kosovës, në bazë të neneve 43, 44, ju shpall ju z. Shala fajtor për veprat penale, ndalim arbitrar, torturë si krim lufte, vrasje e paligjshme si krim lufte në bazë të nenit 14, si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale. Ju shpall të pafajshëm për trajtim mizor”.

“Duke qenë se jeni shpallur fajtor më shumës se një vepër penale, trupi gjykues ka vendosur nga një dënim për secilën. Së pari do të japë dënimin në vete dhe më pas vendimin në tërësi. Dënim me 6 vjet për ndalim arbitrar, Dënim me 16 vjet për torturë, Dënim me 18 vjet për vrasje të paligjshme.Trupi gjykues ju dënon me dënim të njësuar 18 vjet burgim, ku llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, ka përfunduar kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia.

Të ngjashme