Pjetër Shala, i njohur si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me nofkën “Komandant Ujku”, thotë të jetë intervistuar në cilësinë e të dyshuarit nga hetuesit e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Përmes telefonit i ka thënë gazetës Koha Ditore se intervista me hetuesit e Gjykatës Speciale është bërë në Bruksel para disa ditësh.
Me banim në Belgjikë, Shala ka thënë se gjatë intervistimit nuk ka pasur avokat pasi nuk ka kushte për të pasur një avokat mbrojtës.
Pjetër Shala ka thënë se ka qenë i angazhuar në zonën e Dukagjinit si komandant në fshatin Dujakë.
Sot për intervistim nga Specialja ishte i ftuar edhe Isuf Gashi, ish-ushtar i zonës operative të Pashtrikut.
Deri më tani mbi dhjetë persona janë intervistuar nga Gjykata Speciale.