PK jep detaje si u gjet 59-vjeçarja

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 23:37 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, rreth orës 21:00, pas një hetimi dhe kërkimi disaditor, është arritur të gjendet personi Remzije Mustafa (1960), e cila ishte raportuar e zhdukur që nga data 06 nëntor 2019.

Në një njoftim shtypi, PK ka saktësuar se 59-vjeçarja është gjetur në një podrum të një shtepie në Rr. “Sali Nivica” në Prishtinë. Nga ekipet mjekësore, asaj i është dhënë ndihma e parë.

Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi zyrtar, shfrytëzon rastin t’i falenderojë familjarët dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e treguar, bashkëpunim ky i cili ka sjellur edhe deri tek gjetja e personit të raportuar si e zhdukur.

Njëkohësisht Policia e Kosovës falenderon edhe mediat për dhënien e kontributit të tyre në raportim dhe plasim të informacioneve zyrtare te opinioni i gjerë.

Të ngjashme