Një person është arrestuar nga Policia, pasi ka shtënë me armë në drejtim të qenit në Obiliq.
Sipas raportit të Policisë, nga të shtënat është plagosur qeni.
I njëjti më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe i është konfiskuar arma e përdorur në rast”, ka njoftuar Policia.