Ekonomia Online
FUNDIT

Plagosen dy persona në Pukë, dyshohet se konflikti nisi pas problemeve pronësore

Plagosen dy persona në Pukë, dyshohet se konflikti nisi pas problemeve pronësore

Një konflikt mes dy familjeve ka përfunduar me plagosjen e dy personave në fshatin Dedaj të Pukës. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pukës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihen detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Pas marrjes së njoftimit, forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes për […]

Një konflikt mes dy familjeve ka përfunduar me plagosjen e dy personave në fshatin Dedaj të Pukës.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pukës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihen detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Pas marrjes së njoftimit, forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e konfliktit.

Autoritetet policore janë duke e hetuar rastin dhe zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes familjeve Shkreli dhe Istrefi dyshohet se ka qenë i mbartur prej vitesh dhe lidhet me motive pronësie.

Të ngjashme